Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti: Serbia do të akuzohet për krimet e luftës në Kosovë

Kurti: Serbia do të akuzohet për krimet e luftës në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti për TV Arbëria ka deklaruar se po bëhen përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Këto komente Kurti i bëri gjatë homazheve në nderim të martirëve të familjes Muliqi.

 “Edhe Ministria e Drejtësisë edhe këshilltarët e mi ligjorë edhe me ekspertët ndërkombëtar janë duke u bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime kundër njerëzimit dhe gjenocidit”, tha Kurti.

Kurti i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit që të angazhohen maksimalisht ditë e natë, në mënyrë që vrasësit, për të cilët ka dëshmitarë të gjallë, të ndiqen të akuzohen, të dënohen sepse padrejtësi me vetëm të vërtetën plagët vazhdojnë të mbesin të hapura.

Video:

/TV Arbëria

Themes by WordPress