Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për lirinë e medias në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit pas një raporti negativ për lirinë e medias në Kosovë.
Ai në një postim në X thotë se Qeveria e udhëhequr nga ai është e hapur dhe e gatshme për adresimin e shqetësimeve të medias.
“Në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, ne duam të pranojmë përpjekjen që duhet për të ndriçuar të vërtetën në një kohë dezinformimi të madh dhe të përdorur si armë. Qeveria jonë është e hapur dhe e gatshme të adresojë shqetësimet e medias dhe të punojë drejt një peizazhi më transparent dhe pluralist”, ka shkruar ai.
On this World Press Freedom Day, we want to acknowledge the effort it takes to shine a light on the truth in a time of great & weaponized disinformation. Our govt is open & willing to address the concerns of the media and work towards a more transparent and pluralistic landscape.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 3, 2024
Ndërkohë, sot një numër kritikash janë bërë në adresë të kryeministrit Kurti për shkak të rënies së Kosovës në Indeksin vjetor të lirisë së shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij. Kosova ka rënë për 19 vende në këtë indeks. Ajo renditet në vendin e 75 në botë nga 180 shtete, për dallim nga viti i kaluar që ishte në vendin e 56-të.