Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës për medie të thirrur bashkë me ministrin e Komuniteteve dhe Kthim, Nenad Rashiq ka deklaruar se ky i fundit është shantazhuar nga kryeterroristi Milan Radojçiq, dhe njerëz të afërt të tij.
Siaps Kurtit, ky shantazh ka ardhur si pasojë për ta dëmtuar reputacionin e Rashiqit te votuesit serbë dhe për ta detyruar atë të largohet nga gara.
“Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq në vazhdimësi është kërcënuar nga Milan Radoijçiq dhe persona të afërt të tij, duke tentuar ta shantazhojnë me forma të ndryshme të fabirifkimeve për t’ia dëmtuar reputacionin te votuesit serbë dhe për ta detyruar të tërhiqet nga gara. Ai dhe ministria që drejton gjithashtu kanë që qenë cak i sulmeve kibernetike me ç’rast profili i Rashiqit dhe ministrisë në rrjete sociale janë hakuar”, tha ai.