Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në konferencë për media ka thënë folur për rezultatet e zgjedhjeve të 12 tetorit e ku tha se LVV-ja do ta fitojë edhe Gjilanin pa balotazh.
Ndërsa ka thënë se rezultatet e exit polleve duhet të hetohen e hulumtohen.
“Dua të falënderoj edhe institucionet e Republikës që mundësuan që procesi të shkojë edhe mirë edhe sigurt. LVV-ja ka një histori vetëm 12-vjeçare, pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, por këto vite kanë dëshmuar rritje të pandalshme dhe të vazhdueshme. Në 2013 për herë të arë garuam në zgjedhjet lokale dhe fituam kryeqytetin, Prishtinë. Në 2017 rifituam Prishtinën dhe shtuam Prizrenin dhe Kamenicën. Në 2021 shkuam në balotazh në 12 komuna dhe fituam Gjilanin, Kamenicën. Podujevën dhe Shtimen. Pas dorëheqjeve të kryetarëve në veri në vitin 2022, në zgjedhjet e jashtëzakonshme fituam gjithashtu edhe Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviqin. Në zgjedhjet e mbajtura dje sipas rezultateve preliminare LVV-ja ka fituar pa balotazh në Podujevë, Kamenicë dhe Shtime. Me vota nga diaspora mund të dalë që kemi fituar edhe Gjilanin pa balotazh. Që i bie që në katër komunat ku kemi qeverisur po vazhdojmë pa balotazh, ndërkohë jemi në balotazh në 12 nga 17 komuna sa kanë shkuar gjithsej në balotazh…”, tha ai.