Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti: Qeverisja jonë do të vazhdojë mbështetjen e bizneseve që sjellin zhvillim ekonomik!

Kurti: Qeverisja jonë do të vazhdojë mbështetjen e bizneseve që sjellin zhvillim ekonomik!

Kryeministri i vendit njëherësh kryetar i VV-së, Albin Kurti, ditën e ka nisur në Lakrishtë të Prishtinës duke vizituar kompaninë Concentrix.

Kurti tha se kjo kompani ka shtrirje edhe në pesë qytete të tjera të Kosovës dhe se këtë vit do të arrijë numrin prej 3000 të punësuarve.

“Mëngjesin e nisëm në Lakrishtë të Prishtinës për vizitë te kompania Concentrix. Me shtrirje në pesë qytete tjera të Kosovës përveç kryeqytetit, kompania këtë vit do të arrijë numrin prej 3000 të punësuarve. Janë themeluar para dhjetë viteve në vendin tonë dhe ndërkohë janë zgjeruar edhe në tri shtete tjera të Ballkanit Perëndimor, ndërkaq zyra udhëheqëse e tyre është në Prishtinë.Concentrix ofron shërbime të klientëve në gjuhën gjermane për disa nga kompanitë teknologjike më të mëdha botërore. Takova edhe disa punëtorë shqiptar që kanë jetuar e punuar gjatë jashtë shtetit por janë kthyer në Kosovë për të punuar, fituar e kontribuar” shkruan Kurti.

‘Qeverisja jonë do të vazhdojë mbështetjen e bizneseve që sjellin zhvillim ekonomik e mirëqenie të punëtorëve në Republikën e Kosovës’ potencon Kurti.

Postimi i plotë:

Mëngjesin e nisëm në Lakrishtë të Prishtinës për vizitë te kompania Concentrix. Me shtrirje në pesë qytete tjera të Kosovës përveç kryeqytetit, kompania këtë vit do të arrijë numrin prej 3000 të punësuarve.

Janë themeluar para dhjetë viteve në vendin tonë dhe ndërkohë janë zgjeruar edhe në tri shtete tjera të
Ballkanit Perëndimor, ndërkaq zyra udhëheqëse e tyre është në Prishtinë.

Concentrix ofron shërbime të klientëve në gjuhën gjermane për disa nga kompanitë teknologjike më të mëdha botërore. Takova edhe disa punëtorë shqiptar që kanë jetuar e punuar gjatë jashtë shtetit por janë kthyer në Kosovë për të punuar, fituar e kontribuar.

Qeverisja jonë do të vazhdojë mbështetjen e bizneseve që sjellin zhvillim ekonomik e mirëqenie të punëtorëve në Republikën e Kosovës.