Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti priti Imzot Vincenzo Paglia-n, diskutuan për liritë fetare e trashëgiminë kulturore

Kurti priti Imzot Vincenzo Paglia-n, diskutuan për liritë fetare e trashëgiminë kulturore

Kryeministri Albin Kurti, sot priti në takim Imzot Vincenzo Paglia, Kryetar i Akademisë Papnore për Jetën dhe Kancelar i Institutit “Gjon Pali II”, së bashku me Mario Giro, ish-zëvendësministër i Jashtëm i Italisë.

Në takim, siç informoi Qeveria, u diskutua për fushat potenciale të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me Selinë e Shenjtë në Vatikan, në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

“U bisedua për të drejtat dhe liritë e qytetarëve, në veçanti liritë fetare dhe trashëgiminë kulturore. U theksua se mbrojtja e tyre sigurohet përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve të veçanta.U theksua se Kosova është vend demokratik, i ndërtuar mbi bazën e sigurimit të respektimit të drejtave dhe lirive të barabarta për të gjithë qytetarët e saj. Po ashtu, se mbrojtja e trashëgimisë kulturore paraqet një prej prioriteteve programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.”, u bë e ditur në komunikatë.

Në këtë takim, siç u shtua, u vlerësua pasuria kulturore e Kosovës, si vlerë universale dhe çelës për krijim të ndërveprimit shoqëror dhe tejkalim të dallimeve ndërmjet komuniteteve të ndryshme, që jetojnë në shtetin tonë.   /TV Arbëria

Powered by WordPress