Kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka prezantuar investimet në energji dhe digjitalizim.
Të rëndësishme ai e konsideroi miratimin e strategjisë për energjinë dhe subvencionimin e faturave të rrymës.
Postimi i plotë:
2022: Qeveria për energji dhe digjitalizim
Gjatë vitit që porsa lamë pas:
Miratuam Strategjinë e re të Energjisë 2022-2031
Nënshkruam marrëveshje për dy projektet më inovative të energjisë në rajon:
– Me MCC për ndërtimin e kapaciteteve për rezerva prej 340 MWh (236.7 milionë dollarë);
– Për ndërtimin e impiantit solar për ngrohje solare prej 50 MW termale, ndër më të mëdhenjtë në Evropë, me BE, KfW dhe BERZh.
Inauguruam Parkun e Erës në Selac, me kapacitet prej 105 megavat;
Investuam për efiçencë të energjisë:
– mbi 4 milionë euro për 29 ndërtesa publike;
– rreth 5 milionë euro për 38 projekte të reja.
Disbursuam 95 milionë euro për të ndihmuar qytetarët e bizneset në përballje me krizën energjetike;
Ndamë 6 milionë euro për 10 mijë familje për të subvencionuar pajisjet që do të ulin rreth 70% konsumin e energjisë;
Ndaluam përdorimin e energjisë elektrike për mihje të kriptovalutave;
Shtrimë rrjetin e Telekomit të Kosovës në komunat në veri të vendit;
Arriti në 130 numri i shërbimeve elektronike;
1500 të rinjë u trajnuan për shkathtësi digjitale;
U sigurua qasje në internet pa pagesë për 105 shkolla dhe 43 institucione shëndetësore;
Arritëm mbulueshmëri prej 100% të zonave të banuara me infrastrukturë të internetit brezgjerë;
Në indeksin GTMI të Bankës Botërore u ngritëm nga grupi C në grupin B për fokusin në qeverisje digjitale;
Lansuam Sistemin për Hartimin e Legjislacionit (LDS);
Inauguruam Sistemin Nacional për Monitorimin e Spektrit frekuencor me vlerë prej 2.7 milionë euro, i cili mbulon tërë territorin e vendit në shërbim të sigurisë kombëtare;
Lansuam Rrjetin për Hulumtim dhe Edukim i Kosovës (KREN) dhe lidhjen e Kosovës me Rrjetin Pan-Evropian për Hulumtim e Edukim (GÉANT).
/TV Arbëria