Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti pret në takim Hyland, flasin për raportet Kosovë-ShBA

Kurti pret në takim Hyland, flasin për raportet Kosovë-ShBA

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur në takim Christopher Hyland, bashkëpunëtorin e afërt të ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe udhëheqësin e fushatës së tij presidenciale.

Në këtë takim u bisedua rreth raporteve Kosovë-ShBA dhe mundësive që i ofron Kosova për investitorët e huaj.

“Në një takim miqësor, kryeministri Kurti dhe z. Hyland diskutuan për zhvillimet dhe temat aktuale në vend, për potencialin dhe përparësitë e vendit për investitorë të huaj, si dhe për rëndësinë e raporteve të veçanta dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.