Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti pret në takim ambasadorin turk, flasin për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Kurti pret në takim ambasadorin turk, flasin për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

ZKM njofton se në takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, tregtisë, mbrojtjes dhe sigurisë.

“Në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, tregtisë, mbrojtjes dhe sigurisë.

Kryeministri vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.