Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kurti pret Cramon, diskutohen zgjedhjet në BE, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për 2024

Kurti pret Cramon, diskutohen zgjedhjet në BE, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka takuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. ​

ZKM ka thënë se temë diskutimi ishin zgjedhjet në BE, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit.

Kurti ka falënderuar von Cramon për punën dhe angazhimin e saj sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi mbrëmë Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. ​

Zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin ndër temat e diskutimit.

Duke folur për zhvillimet pozitive në këtë fillimvit, kryeministri veçoi liberalizimin e vizave për çka e falënderoi znj. Cramon për punën dhe angazhimin e saj.

Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik.

Kryeministri e falënderoi dhe shprehu vlerësimin për rolin dhe angazhimin e znj. Cramon në Parlamentin Evropian.

/TV Arbëria

 

 

Themes by WordPress