Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti për zgjedhjet e parakohshme “që tri vjet jam kryeministër, jo që katër”

Kurti për zgjedhjet e parakohshme “që tri vjet jam kryeministër, jo që katër”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimi sot në Podujevë me rastin e vënies së gurthemelit për Qendrën Rezidenciale për persona të moshuar i është shmangur pyetjes se a mund të kemi zgjedhje të parakohshme në nivel nacional. 

Në pyetjen e bërë nga TV Arbëria se a mund të pritet që të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme nacionale para atyre në katër komunat në pjesën veriore, edhe pse për shkarkimin kryetarëve shqiptarë tashmë peticionet me nënshkrime janë dorëzuar në KQZ, kryeministri Kurti ka thënë se këto dy procese zgjedhore janë tërësisht të ndryshme.

“Procesi i zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat veriore tashmë ndodhet në rrugën e vet ligjore. Kjo rrugë është rruga e nenit 72 e Ligjit për Vetëqeverisje lokale i cili edhe ka udhëzimin administrativ përkatës,” ka pohuar Kurti.

Po ashtu, ai ka shtuar se është i vetëdijshëm që në zgjedhjet që janë mbajtur para një viti në ato komuna dalja ka qenë e ulët. Mirëpo, përpos këtyre katër kryetarëve që aktualisht askush tjetër nuk ka legjitimitet. E për legjitimitet me të madh duhet zgjedhje të reja.  Ndërkohë, ai ka kërkuar që mos të ngacmohet dhe cenohet, por të ndihmohet ky proces.

Ndërkohë, për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare Kurti ka thënë se edhe ato e kanë orarin e tyre duke shtuar në fund se “pas dy muajve bëhen tri vjet që unë jam kryeministër, jo katër”.

Por, edhe pse nuk janë bërë ende tri vjet që Kurti është kryeministër, pikërisht Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuvca, jo shumë kohë më parë pat deklaruar se “sa më herët që të shkohet në zgjedhje aq më mirë për Kosovën”.

/TV Arbëria

 

 

 

Themes by WordPress