Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të mërkurën, ka thënë se Kosova është angazhuar për 10 vjet që Procesi i Berilit të këtë sukses dhe që sipas tij, ky proces ka kulmuar suksesshëm.
Ai tha se në Berlin kanë nënshkruar një mori marrëveshjes. Kreu i ekzekutivit i ka njoftuar ministrat edhe për vizitën e presidentes së KE-së Ursula von der Leyen, me të cilën tha se të diskutojë për planin e zgjerimit të BE-së.
“Doli të jetë një proces i suksesshëm që ka afruar vendet e rajonit me njëra-tjetrën dhe të gjitha së bashku me BE-në. Në Berlin nënshkruam deklaratën për tregun e përbashkët rajonal 2024-2028”. Miratuam planin e veprimit që është shtyllë për planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor, që Republika jonë përfiton 882.6 milionë euro. Miratuam edhe tri deklarata”.
“Në fund javë në Kosovë do të vije për vizitë edhe presidentja e KE-së Ursula von der Leyen, ku do të diskutohet për planin e rritjes”, ka thënë ai.
Ai theksoi angazhimin e Kosovës për këtë proces, duke e quajtur një përpjekje 10-vjeçare për të afruar vendet e rajonit me njëra-tjetrën dhe me Bashkimin Evropian.
Kurti njoftoi se në Berlin u nënshkrua marrëveshja e pestë për këtë proces, e cila përfshin një vendim për të përfunduar pritjen e Bosnjës dhe Hercegovinës për ratifikimin e marrëveshjes që lejon lëvizjen e lirë me letërnjoftime. Kjo marrëveshje do të mundësojë që qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës të udhëtojnë në Kosovë me letërnjoftime nga 1 janari 2025.
““Në Berlin kemi nënshkruar marrëveshjen e pestë në tri samitet e këtij procesi, ndërkohë që paralajmëruam vendimin për ti dhënë fund pritjes gati dy vjeçare që Bosnja dhe Hercegovina të ratifikojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime të nënshkruar po ashtu në Berlin, duke u mundësuar kështu qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës që të udhëtojnë me letërnjoftime në Kosovë nga 1 janari 2025”, ka shtuar Kurti.
Kryeministri gjithashtu përmendi nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera, përfshirë një marrëveshje për qasje në arsimin e lartë, që është një vazhdimësi e njohjes reciproke të diplomave. Ai theksoi rëndësinë e Tregut të Përbashkët Rajonal 2024-2028, i cili përfshin një plan veprimi që do të sjellë 882.6 milionë euro për Kosovën. Ky plan ka si qëllim avancimin e katër lirive, krijimin e një mjedisi të favorshëm për bizneset, zhvillimin e kapitalit njerëzor, digjitalizimin dhe inovacionin.