Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti për ushtarët e FSK-së në Turqi: Shpëtuan 4 persona me punën e tyre të palodhur dhe vendosmërinë e hekurt

Kurti për ushtarët e FSK-së në Turqi: Shpëtuan 4 persona me punën e tyre të palodhur dhe vendosmërinë e hekurt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar punën ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që kanë shpëtuar jetë në Turqi, duke nxjerrë të gjallë katër personat nga rrënojat.
“Puna e tyre e palodhur dhe vendosmëria e hekurt shpëtuan 4 persona, duke dhënë shpresë në vazhdën e dëshpërimit, jetë në mes të humbjes shkatërruese”, ka shkruar në Twitter Kurti.
Më tej kryeministri i ka thënë se ushtarët e FSK-së kanë “falënderimin e përjetshëm të Republikës sonë”.
“Dje në mbrëmje mirëpritëm 39 ushtarë të FSK-së nga misioni i tyre i shpëtimit në Turqi”, ka përfunduar kryeministri. /TV Arbëria