Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti për takimin me Kallas: Shprehim mirënjohje për angazhimin e saj për largimin e masave – duhet të largohen plotësisht

Kurti për takimin me Kallas: Shprehim mirënjohje për angazhimin e saj për largimin e masave – duhet të largohen plotësisht

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar lidhur me darkën që pati mbrëmë me Kryediplomaten e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë.

Kallas dje njoftoi se BE ka filluar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Kurti e ka cilësuar këtë si hap pozitiv, duke shtuar se masat janë vendosur padrejtësisht dhe se duhet të largohen plotësisht.

Ai ka thënë se me Kallas kanë folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, progresin në reforma, demokraci dhe ekonomi, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe rrugën tonë integruese.