Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti për përgjimin ku është implikuar Kusari: Qytetarët e kanë të qartë pse Radojiçiq iku e dikur ishte në kryeministri

Kurti për përgjimin ku është implikuar Kusari: Qytetarët e kanë të qartë pse Radojiçiq iku e dikur ishte në kryeministri

Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti, sot nga gazetarët është pyetur rreth publikimit të incizimeve ku shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila, me ndërmjetësim të Slavko Simiqit, dëgjohet duke folur me terroristin Millan Radojiçiq.

“Unë vete nuk i kam dëgjuar, por qytetarët e dine se kush ka bashkëpunuar dhe e kanë shumë të qarte pse Radojiçiq ka ikur tash e dikur ishte në kryeministri.”

“Është një situatë e montuar dhe Radojiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që është i lirë në Serbi”, u shpreh Kurti.

Ai shtoi se zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, e “ka dhënë përgjigjen e saktë”.

Kurti u pyet nëse do të merren masa ndaj Kusarit.

“Unë jam kryetar i VV’së dhe Mimoza nuk është anëtare e VV’së. Edhe po të ishte, për këso gjërash ka komisione. VV nuk e ka kryetarin diktator”, tha ai.