Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati morën pjesë në shënimin e fillimit të pilotimit të skemës për reformën e asistencës sociale në Kosovë.
Kurti gjatë prezantimit të punës së Qeverisë që ai drejton tha se kemi rritje e zhvillim në çdo aspekt të jetës dhe rritje të vendeve të punës.
“Nga 331 mijë e 742 vende pune në mbyllje të vitit 2019, në fund të vitit 2023, pra për një periudhë katër vjeçare, kemi 419 mijë e 126 vende pune, apo mbi 87 mijë vende pune më shumë, apo mbi 26%”, ka deklaruar Kurti.
Kurti shtoi se si Qeveri e tij fokusin e kanë në riformimin rënjësor të sistemeve e politikave që sipas tij ishin të keq dizajnuara.