Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti për masakrën në Saradran të Istogut thotë se vetëm drejtësia mund t’i mbyllë plagët

Kurti për masakrën në Saradran të Istogut thotë se vetëm drejtësia mund t’i mbyllë plagët

Në 25 vjetorin e masakrës në Saradran të Istogut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar 18 civilët e vrarë nga forcat ushtarake, policore e paramilitare të Serbisë.

Në një postim në Facebook, Kurti thotë se dëshmitari i gjallë, Naim Elshani, ua ka rrëfyer tmerrin e asaj dite.

Kreu i ekzekutivit thotë se vetëm drejtësia mund t’i mbyllë plagët.

“Nderuam kujtimin e tre dëshmorëve Mavraj, Demushit, Ibishit dhe Bekimit, të cilët ranë në ballafaqim me forcat armike serbe. Vetëm drejtësia i mbyllë plagët, duke i vendosur prapa grilave të gjithë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët. Lavdi të gjithë atyre të cilët ranë në rrugën e gjatë e të vështirë të Kosovës për liri”, shkroi Kurti.

Themes by WordPress