Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti për kufirin e përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut: Ka vite që qytetarët e kanë pritur këtë arritje, pritjet do të reduktohen

Kurti për kufirin e përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut: Ka vite që qytetarët e kanë pritur këtë arritje, pritjet do të reduktohen

Kryeministri Albin Kurti në ceremoninë e përurimit e ka quajtur projekt i rëndësisë së veçantë për qytetarët hapjen e pikëkalimit të përbashkët mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Bllacë.

Ai ka thënë se krijimi i pikave kufitare Hani Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë-Jazhincë, janë pika të reja bashkëpunimi e shërbimi që lidhin dy shtetet dhe fuqizojnë fqinjësinë e mirë.

“Tani e tutje qytetarët do të kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës, ndërsa të dhënat do të shkëmbehen në kohë reale përmes një sistemi të përbashkët teknologjik. Ky model do të mundësoojë sistemin e policisë kufitare vetëm në hyrje”, tha Kurti.

Ai tretgoiu edhe sa qytetarët kaluan me tre pikave kufitare më 2024.

“Vetëm gjatë vitit 2024 mbi 5 milionë qytetarë kaluan në tre opikat kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë të Veriut që dëshmon për lidhjet mes njerëzve tonë, por edhe për nevojën për lëvizje të lirë dhe të shpejtë si të qytetarëve ashtu edhe të mallrave”.

“Ka vite që qytetarët nga të dy anët e kufirit e kanë pritur këtë arritje, pritjet e tyre në tëdy anët e kufirit më në fund do të reduktohen dhe do t’i kontribuojë rritjes ekonomike të dy vendeve tona, shkëmbimit tregatar dhe lidhjes midis qytetarëve tanë”, tha Kurti.