Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti për fitoren e VLEN-it: Shembull i qeverisjes së ndershme dhe frymë e ndryshimit në Maqedoninë e Veriut

Kurti për fitoren e VLEN-it: Shembull i qeverisjes së ndershme dhe frymë e ndryshimit në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar koalicionin VLEN për suksesin në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ku ky subjekt politik ka arritur të fitojë në dhjetë komuna. Në një postim në rrjetet sociale, Kurti ka veçuar fitoren e kandidatëve nga Çairi dhe Tetova, Izeti dhe Bilalli, të cilët sipas tij kanë triumfuar me meritë falë projekteve konkrete dhe punës së ndershme.

“VLEN-i ka qeverisur me duar të pastra, pa korrupsion e skandale, duke bërë dallim etik me qeverisjet e kaluara”, ka shkruar Kurti, duke shtuar se ky sukses është konfirmim i vullnetit për ndryshim te shqiptarët dhe një mundësi e madhe për reforma në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka theksuar gjithashtu se fryma e re e qeverisjes në Shkup ka forcuar bashkëpunimin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, që nga mbledhjet e përbashkëta të qeverive deri te menaxhimi i përbashkët i kufirit.

“Qeveria e Kosovës mirëpret zhvillimet demokratike në Maqedoninë e Veriut si dëshmi e perspektivës evropiane të partnerit dhe aleatit tonë”, ka përfunduar Kurti.