Gërvalla në Kanada me gratë ministre të punëve të jashtme: Duke hapur ura të reja bashkëpunimi

Ministra e Punëve të Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla...

I vështirë zbatimi i mësimit tërëditor në Prishtinë

Njohës të çështjeve të arsimit konsiderojnë se mësimi tërë-ditor...

Vetura godet për vdekje një 81-vjeçar në Fier

Një 47 vjeçar është arrestuar nga Policia pasi duke...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Siç e shikonin njëri-tjetrin në sy me plot dashuri, bashkë shikonin drejt lirisë së Kosovës

Extra AL PVC

Kryeministri Albin Kurti e ka kujtuar Fehmi Lladrovcin dhe Xhevë Krasniqi – Lladrovcin, burrë e grua që ranë dëshmorë para 26 vjetësh.

Kurti shkroi në Facebook se ata vdekja e tyre ishte “një rënie e njëhershme, ashtu siç jeta e tyre ishte një vepër e përbashkët, kryevepër për dashurinë dhe lirinë”.

Postimi i Kurtit:

Jeta e tyre ishte lavd për dashurinë; lavd për dashurinë për lirinë; lavd për dashurinë për lirinë e Kosovës. Lavdi Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqit – Lladrovcit, të rënë heroikisht, këtu e 26 vjet më parë!

Ata të dy vdiqën për atë që jetuan: për lirinë e Kosovës. Vdekja e tyre ishte një rënie e njëhershme, ashtu siç jeta e tyre ishte një vepër e përbashkët, kryevepër për dashurinë dhe lirinë. Fehmi Lladrovci (1956) nga Gllanasella e Drenasit dhe Xhevë Krasniqi (1955) nga Drenoci i Malishevës ishin një çift i kulluar, që ashtu siç e shikonin njëri-tjetrin në sy me plot dashuri, bashkë shikonin drejt një synimi, lirisë së Kosovës. Ashtu siç e ka titulluar Fehmiu letrën e tij nga burgu për Xhevën, “DRITA E SYTRIT TIM XHEVË!”, ku ndër tjera ai i ka shkruar Xhevës: “Të përshëndes e të përqafoi nga larg SHPIRTI IM XHEVË! TË DUA SHUMË XHEVË”.

Më 22 shtator të vitit 1998, gjatë luftimesh me forcat armike serbe në Gradinë, Fehmiu dhe Xheva ranë dëshmorë me dy nga bashkëluftëtarë të tyre, Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka, ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fatime Hetemi ishte një vajzë me prejardhje nga Bistrica e Shalës së Mitrovicës, e cila qysh në javët e para të luftës në Kosovë, u mobilizua duke e veshur uniformën e UÇK-së, siç shihet në një fotografi bashkë me Xhevën, mbushur me pamje guximi dhe vendosmërie.

I sapo bërë 21-vjeçar, Shefqet Zeka (1977) nga Prishtina, ra atë ditë të martë duke luftuar bashkë me Fatimen, me Xhevën dhe me Fehmiun. Në një letër të shkruar me dorë prej tij rreth një muaj më parë, më 26 gusht 1998, Shefqeti ndër të tjera thoshte: “Kosova digjet flakë, Kosova gjëmon nga artileria e pushtuesit serb, Kosova masakrohet në mënyrën më barbare nga kriminelët serbë. Kosova para etnocidit. Kosova i mbush fushat me varre, rrugët me gjak shqiptari. Liria dhe Pavarësia janë më të shtrenjtë se jeta!” Këto konstatime dhe këto fraza aq të qarta politike të shkruara nga Shefqeti, janë dëshmi e shkruar e bindjeve dhe idealeve politike të tij që e shtynë drejt angazhimit për lirinë e Kosovës, me jetën e tij deri në vdekje.

Lavdi luftëtarëve dëshmorë Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi – Lladrovci, Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka, mes dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës!

spot_img

Të fundit

Kush ishte Ibrahim Aqil, komandanti i vrarë i Hezbollahut?

Ibrahim Aqil ishte një komandant i rangut të lartë...

Gërvalla në Kanada me gratë ministre të punëve të jashtme: Duke hapur ura të reja bashkëpunimi

Ministra e Punëve të Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla...

I vështirë zbatimi i mësimit tërëditor në Prishtinë

Njohës të çështjeve të arsimit konsiderojnë se mësimi tërë-ditor...

Vetura godet për vdekje një 81-vjeçar në Fier

Një 47 vjeçar është arrestuar nga Policia pasi duke...

Kush ishte Ibrahim Aqil, komandanti i vrarë i Hezbollahut?

Ibrahim Aqil ishte një komandant i rangut të lartë të Hezbollahut, i cili u vra në sulmin e Izraelit në kryeqytetin e Libanit të...

Gërvalla në Kanada me gratë ministre të punëve të jashtme: Duke hapur ura të reja bashkëpunimi

Ministra e Punëve të Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha se po hap rrugë të reja bashkëpunimi në Kanada. Atje, Gërvalla mori pjesë në Takimin...

I vështirë zbatimi i mësimit tërëditor në Prishtinë

Njohës të çështjeve të arsimit konsiderojnë se mësimi tërë-ditor në Prishtinë nuk do të jetë lehtë i zbatueshëm, marrë parasysh mbipopullimin dhe mungesën e...