Kryeministri Albin Kurti tha se pret “me padurim diskutimet dhe rezultatet” nga samiti i sotëm i Procesit të Berlinit, pas takimit me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.
Kurti shkroi se “ne kemi punuar shumë për ta bërë samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit një sukses”.
“Për një dekadë, ai ka luajtur një rol kyç në mbajtjen e BB6 (gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor” së bashku dhe për ta sjellë atë më afër BE-së”, shkroi ai në “X”.“Pres me padurim diskutimet dhe rezultatet”, shkroi Kurti.
We have worked hard to make this year’s summit of the Berlin Process a success. For a decade, it has played a key role in keeping the WB6 together and bringing it closer to the EU.
I look forward to the discussions and deliverables.#BerlinProcess10 pic.twitter.com/5LeEtKFXQN
— Albin Kurti (@albinkurti) October 14, 2024