Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.
Kurti përmes një postimi në “Facebook” e ka falënderuar Valtonen për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm.
Teksa shtoi se politikat finlandeze janë shembull e frymëzim për qeverisjen e vendit.
“Me Finlandën kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme. Ajo është mike e hershme e popullit dhe Republikës së Kosovës. Politikat e tyre për zhvillim të qëndrueshëm dhe përgjegjësi sociale janë shembull dhe frymëzim për qeverisjen tonë. I jemi mirënjohës për mbështetjen e pa rezervë dhe kontributin e vazhdueshëm si në rritjen ekonomike e progresin demokratik, ashtu edhe në afirmim ndërkombëtar, mbrojtje dhe siguri,” shkruan Kurti.
ZKM jep detaje se çfarë u diskutua në takimin e Kurtit me ministren finlandeze