Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti pas sulmit në Ankara: Ta luftojmë bashkë terrorizmin

Kurti pas sulmit në Ankara: Ta luftojmë bashkë terrorizmin

Të mërkurën në Ankara ndodhi një sulm, i cili u cilësua terrorist nga institucionet atje.

Pesë persona u vranë, dhe mbi 20 mbetën të plagosur, kurse edhe dy prej sulmuesve u “neutralizuan”.

Për këtë rast ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili e ka dënuar “fuqishëm sulmin terrorist ndaj selisë së Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSASh) dje në Ankara”.

“Në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet e mia popullit të Turqisë dhe familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të plotë dhe të shpejtë”.