Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar dorëheqje e shkarkime të të gjitha atyre që kanë dështuar të kryejnë detyrën e tyre në rastin e vrasjes së 35 vjeçares nga bashkëshorti i saj.
Ai më tej ka sqaruar se ka aprovuar kërkesën për inspektime të shtuara në këtë rast me kërkesë të Grupit ndërministror.
Madje ai ka akuzuar gjyqësorin për mosefikasitet duke thënë se shumë lëndë janë pluhurosur në sirtarë.
“Grupi ndërministror ka shtruar disa kërkesa që unë i kam aprovuar dhe do të bëhen inspektimet. I gjuhë zinxhiri institucional i papërgjegjësisë duhet të dorëhiqet ose hiqet”.
“Ne nuk mund të merremi me vendime të cilat i bënë gjyqësori mirëpo me keqardhje kur vije puna me vetvete po dalin të jenë efikas për dallim prej lëndëve të panumërta që janë pluhurosur në sirtarët e drejtësisë e të cila nuk trajtohen si duhet”.
“Unë po e ritheksoj pagat në sektorin publik do të rregullohen me paga të reja. Është ligji mbi paga dhe zyrtar publik. Bindja ime e fuqishme cak po ndodh me grevë është se kur njerëzit mësohen me privilegje heqja e tyre u duket padrejtësi”.
/TV Arbëria