Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti nuk u paraqit me kohë si dëshmitar, nuk dihet a do t’i përgjigjet thirrjes së prokurorisë

Kurti nuk u paraqit me kohë si dëshmitar, nuk dihet a do t’i përgjigjet thirrjes së prokurorisë

Kryeministri Albin Kurti nuk është paraqitur ende në Prokurorinë Speciale ku ishte i ftuar nga ora 09:30 në cilësinë e dëshmitarit.

Kurti nuk e ka komentuar këtë thirrje, por zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, e kishte cilësuar këtë ftesë si tentim për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.