Sipas Berishës, debat rreth mospjesëmarrjes së Kurtit është një “debat primitiv” dhe përfaqëson një mungesë të thellë të kulturës institucionale nga e Kurtit.
“Në gjykimin tim nuk është debat interesant, është primitiv. Ky është një primitivizëm dhe një mungesë kulturës elementare institucionale. Kurti është një joinstitucionalist i dëshmuar prej kohës. Dhe ai institucionet i kupton vetëm ideologjikisht, vetëm si instrumente për realizimet e e tij politike dhe jo për një qasje shtetërore. Me ketë formim që ka ai dhe shokët e tij, partizantë e tij, e ka degazuar autoritetin e institucioneve por në të njetën kohë edhe vetë presidenteje me bashkëpunim këtë kategori të partizanëve i vuan pasojat. Tash ky është një lloj cirkusi sa i përket autoritet të presidentes.
Shoqëria apo njerëzit që e dojnë vendin e vet nuk dëshirojnë debate primitive, debati ka dashtë me qen rreth asaj se kur duhet të mbahen zgjedhjet…Kjo është logjikë lindore, politik lindore me bazament të sllavo-komunizmit”, ka thënë Berisha në “FIVE” të Dukagjinit.