Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti nuk i përgjigjet pyetjes nga gazetarja e TV Arbëria, e kalon me buzëqeshje insistimin e saj për Urën e Ibrit

Kurti nuk i përgjigjet pyetjes nga gazetarja e TV Arbëria, e kalon me buzëqeshje insistimin e saj për Urën e Ibrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar që të marrë pyetje nga gazetarët derisa ka vizituar Institutin francez në Prishtinë. Pasi ka përfunduar fjalimin për librat me autor francez që ka lexuar, gazetarët kanë insistuar që t’i bëjnë pyetje kreut të Qeverisë për çështjen e Urës së Ibrit.

Kryeministri Kurti iu përgjigj me një buzëqeshje pyetjes nga gazetarje e TV Arbëria.

“Këtu jemi në institutin francez. Për tema të tjera flasim nga kryeministria. E di që ju keni shumë interesim”, tha Kurti duke mos u përgjigjur.

Pas kësaj, gazetarja e ka pyetur se “çfarë u bë kryeministër me urën e Ibrit”, pro Kurti s’është përgjigjur.

Më pas ka ndërhyrë, duke thënë se fjalën e ka ambasadori francez, Olivier Guerot.

Video:

Powered by WordPress