Kurti përmes platformës X, ka treguar se një ditë më parë ka takuar përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Në një njoftim publik, Kurti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit si dhe procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.