Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti njofton për vendimet që mori dje Qeveria, thekson “rritjen” 20% për pensionet

Kurti njofton për vendimet që mori dje Qeveria, thekson “rritjen” 20% për pensionet

Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi ka njoftuar për vendimet që janë marrë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë.

Kurti ka njoftuar fillimisht për miratimin e vendimit për rritjen e pensioneve.

Ka njoftuar edhe për ndarjen e 200 mijë eurove për Olimpiadën Evropiane të Vajzave në Matematikë (EGMO) 2025, të organizuar nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës dhe ndarjen e 200 mijë eurove për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore dhe vërshimet e ndodhura në Bosnje dhe Hercegovinë.