Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti nis vizitën në Britaninë e Madhe për Samitin e Procesit të Berlinit

Kurti nis vizitën në Britaninë e Madhe për Samitin e Procesit të Berlinit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe, ku do të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesit të Berlinit.

Gjatë qëndrimit në Londër, kryeministri Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale, si dhe do të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të samitit, duke diskutuar çështje të rëndësishme për rajonin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.