Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti nga Pokleku kërkon dënimin në mungesë për krimet serbe: Duhet të ketë drejtësi për viktimat

Kurti nga Pokleku kërkon dënimin në mungesë për krimet serbe: Duhet të ketë drejtësi për viktimat

Kryeministri Albin Kurti, tha se masakra e Poklekut është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

“Masakra e Poklekut është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, këtu para 24 vjetëve janë vrarë 54 civilë shqiptarë, për shkak se ishin shqiptarë dhe për shkak se dëshironin të jetonin të lirë e në paqe në tokën e tyre. Prej këtyre 54 të vrarëve, 25 kanë qenë nën moshën 18 vjeçare, ndërkaq 18, pra çdo i treti ka qenë nën moshën 12 vjeçare. 5 kanë qenë  foshnjë prej 6 muajsh deri në 2 vjeç, ndërkaq Lirie Muçolli ka qenë veç 6 muajsh si foshnjë kur është vrarë në këtë masakër”.

“Siç edhe presidentja Osmani nuk ka mjaftuar vrasja, por ka pasuar edhe djegia e kufomave që do të thotë se plani ka qenë për shfarosje jo vetëm të jetërave, por edhe të qenieve. Andaj masakra e Poklekut është dëshmi e gjallë e gjenocidit të Serbisë edhe sot e kësaj dite”.

“Në muajin e ardhshëm bëhen 4 vjet prej se në Kuvendin e Republikës patëm mundësuar që Prokuroria e Shtetit, prokurorët specialë të ndjekin e më pastaj sistemi i drejtësisë edhe të gjykojë në mungesë kriminelët serbë. Pra në muajin e ardhshëm bëhen që ekziston një mundësi e tillë dhe këto krime të kryera gjatë luftës që janë edhe gjenocid, edhe krime kundër njerëzimit, edhe krime luftë do të duhej të kenë drejtësi për viktimat, por edhe dënim shtetëror e ndërkombëtar për ata që ekzekutuan dhe për ata që i urdhëruan ato”, tha Kurti.

/TV Arbëria

Powered by WordPress