Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas ceremonisë së organizuar në shënimin e përvjetorit të sivjetmë të grevës së madhe të minatorëve, ka vizituar ekspozitën personale të Mentor Berishës, me titull “Solidariteti si Rezistencë”, të kuruar nga Alban Beqiraj, që u mbajt në hyrje të minierës.
Autori i ka shpjeguar shkurt kryeministrit se pikturat janë realizuar kryesisht gjatë viteve 1990-të dhe u shpreh i lumtur që po i shfaqte në këtë ekspozitë “pikërisht në vendin ku ka ndodhur greva e minatorëve”.
Kurti ka theksuar edhe njëherë rëndësinë që ka pasur greva e vitit 1989, kur rreth 1300 u ngujuan në horizontet e minierës për të kundërshtuar heqjen e autonomisë.
“Rëndësia e asaj greve është edhe më e madhe sesa e mendojmë”, u shpreh Kurti
Më pas, shefi i Ekzekutivit, i shoqëruar dhe nga disa deputetë e zyrtarë të VV-së, kanë vizituar dhe Muzeun e Kristaleve.


/TV Arbëria