Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti sot ambasadorin Aivo Orav, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Temë kryesore e takimit ishte rruga e integrimit evropian dhe bashkëpunimi me BE-në.
Kurti theksoi përkushtimin e qeverisë për reforma dhe përmbushjen e obligimeve që ndihmojnë procesin e integrimit. Ai nënvizoi rëndësinë e miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë ato që lidhen me Planin e Rritjes së BE-së.
Gjithashtu u diskutua rëndësia e bashkëpunimit rajonal dhe situata e sigurisë në vend, ku Kurti vlerësoi angazhimin e institucioneve në përballje me kërcënimet nga shtete jo mike.
