Kryeministri Albin Kurti ka ndarë një video nga vizita e tij në Shtutgart, ku siç thotë ai, u prit me ngrohtësi nga mërgata shqiptare, ashtu siç ndodhi edhe në Mynih.
Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se salla e madhe nuk ishte e mjaftueshme për të gjithë ata që kishin ardhur për të uruar mirëseardhjen.
Kurti shprehu mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë dhe për kontributin e pandërprerë të diasporës, e cila vazhdon të angazhohet për Republikën e Kosovës.