Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti në SHBA për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, do të jetë edhe në një panel

Kurti në SHBA për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, do të jetë edhe në një panel

 

ZKM ka njoftuar se Kurti ka udhëtuar për në SHBA, ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago.

Ai do të jetë pjesëmarrës në një panel diskutimi me titull “Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike”.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago. Kryeministri Kurti do të jetë pjesëmarrës dhe në një panel diskutimi me titull “Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike”.”

Paneli do të hapet nga kryesuesi i bordit drejtues të NDI, Tom Daschle, dhe do të moderohet nga Presidentja e NDI, Tamara Ëittes, e ku ndër të tjerë pjesë e panelit do të jetë dhe ish-Sekretari i NATO-s, Lord George Robertson dhe Donna Brazile, ish-drejtuese e Komitetit Kombëtar Demokrat dhe tashmë pjesë e bordit të NDI.

“Paneli do të hapet nga kryesuesi i bordit drejtues të NDI, Tom Daschle, dhe do të moderohet nga Presidentja e NDI, Tamara Ëittes, e ku ndër të tjerë pjesë e panelit do të jetë dhe ish-Sekretari i NATO-s, Lord George Robertson dhe Donna Brazile, ish-drejtuese e Komitetit Kombëtar Demokrat dhe tashmë pjesë e bordit të NDI.”

ZKM ka thënë se përgjatë qëndrimit në ShBA, Kurti do të ketë edhe takime të ndryshme bilaterale.