Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti në prag të balotazhit njofton se janë ekzekutuar 100 euro për studentët

Kurti në prag të balotazhit njofton se janë ekzekutuar 100 euro për studentët

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ditë më parë në një mbledhje të Qeverisë kishte treguar për vendimin e tij që t’ua ndajë studentëve nga 100 euro.

Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga balotazhi i 9 nëntorit, Kurti ka dalë me njoftimin se është bërë pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të 100 eurove.

“Sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Janë gjithsej 49,623 studentë përfitues të të gjitha drejtimeve e institucioneve arsimore, publike e private që janë procesuar me grupin e parë.”, ka shkruar Kurti.

“Pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim.Me qeverinë tonë, studentët çdoherë do të kenë mbështetjen e shtetit”, ka shtuar tutje kreu i VV-së.