E pas kritikave të shumta që sot deputetët opozitar drejtuan karshi qeverisë së Kosovës për ikjen e qytetarëve nga vendi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se kur ka qenë në opozitë asnjëherë nuk e ka kritikuar qeverisjes për shkak të migrimit.
Ai thotë se këto kritika nuk i ka pas me qëllim të mos ta rris migrimin.
“Migrimi i qytetarëve në shekullin e kaluar ka qenë rezultat i shtypjes politike e shfrytëzimit ekonomik se kemi qenë në okupimit dhe natyrisht që ka vazhduar edhe pas çlirimit dhe pas shpalljes së pavarësisë për të mungesës të vendeve të punës, kemi papunësie dhe ciklike edhe strukturore nuk do të mund ta rregullojmë shpejt por ajo që do të bëjmë ne është me gjithë dijeni e fuqinë tonë ta lidhim tregun e punës me arsimin profesional që ta zbusim papunësinë…Unë kam qenë në opozitë por kurrë nuk e kam kritikuar në këtë mënyrë qeverisjen për migrimin sepse kurrë nuk kam dashur që ta rris migrimin pra është e domosdoshme që të mos flasim për migrimin në një mënyrë dëshirore që të rritet ai”, u shpreh Kurti.
E këtë përgjigje Kurti e dha pas pyetjes së deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e cila konsideroi se ikja e qytetarëve duhet të trajtohet si emergjencë, madje propozoi edhe një debat parlamentar për këtë çështje,.
” A është shqetësim ky kryeministër keni pas pak deklarata në medie sa kam dëgjuar se trendi nuk është ai që po thuhet në fakt nëse i shohim statistikat e fundit brenda ditës kemi 134 persona të cilët lëshojnë Kosovës që statistikisht i bie që 1 mijë qytetarë brenda javës po ikin nga Kosova çfarë po bënë qeveria e udhëhequr nga ju zotëri Kurti..vërtetë është emergjencë dhe unë pres që të trajtohet si e tillë pres që ky Kuvend të mblidhet edhe në debat parlamentar për ‘i dhënë përgjigje këtij shqetësimi që e kemi si Kosovë”, pyeti deputetja e PDK-së.
Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti tha se po punojnë vazhdimisht në zvogëlimin e migrimit.
“Ne jemi duke punuar në vazhdimësi për secilin qytetarë të Kosovës pa dallim dhe synimi ynë është që duke kthyer besimin në institucione e shtet dhe mirëqenien e qytetarëve dinjitetin e tyre, ta zvogëlojmë maksimalisht migrimin. Fokusi në zgjedhjet e 14 shkurtit që pardje u bënë 2 vite ka qenë drejtësi dhe punësim për të parën të gjithë pajtohen se është bërë një punë e jashtëzakonshme në luftimin e krimit të organizuar….duhet edhe shumë angazhim e vullnet i hekurt nga sistemi i drejtësisë që proceset të shkojnë deri në fund dhe të marrin vendime meritore, procesi i vetingut të cilin tashmë si proces e ka në udhëheqje Kuvendi gjithashtu do të kontribuoj në një sistem të drejtësisë që do të jetë efikas përveçse i drejtë.Nga fillimi i mandatit deri më sot kemi mbi 40 mijë të punësuar prioritet i ynë është punësimi i të rinjve grupeve të margjinalizuara dhe grave”, u shpreh ajo.
E më pas përsëri, deputetja e PDK-së i reagoi për rezultatet në drejtësi duke ia kujtuar Kurti edhe deklarimet e sotme të deputetit të partisë në pushtet, Haki Abazi. Por shefi i ekzekutivit nuk e komentoi fare këtë pjesë.
“Për progresin që ju e thoni që e keni bërë në drejtësi e ne nuk e shohim, vetëm sot shpërfaqjen që e pamë sot nga zotëri Abazi shohim qartë se çka po ndodh me drejtësinë në Kosovë dhe kjo është e dhimbshme edhe kjo në vazhdën e asaj që qytetarët e Kosovës nuk shohin drejtësi, punësim që sapo folët për gjysmë mandati të qeverisë suaj 100 mijë qytetarë të Kosovës e ka lëshuar vendin”, tha ajo. /TV Arbëria