Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti në objektin e ri të Konsullatës në Hamburg: Dëshmi e angazhimit tonë për ta mbrojtur imazhin e Kosovës

Kurti në objektin e ri të Konsullatës në Hamburg: Dëshmi e angazhimit tonë për ta mbrojtur imazhin e Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Hamburg të Gjermanisë, e ka vizituar objektin e ri të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës.

Kurti tha se objekti i ri i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës gjendet në Rotherbaum, në një nga lagjet, sipas tij, më të bukura të qytetit të Hamburgut.

“Ndërrimi i objektit të konsullatës është një dëshmi e qartë e angazhimit të Qeverisë së Kosovës për të mbrojtur imazhin e Republikës së Kosovës kudo në botë dhe për të ofruar shërbime sa më të mira konsullore për qytetarët tanë”, tha ai.

Më tej, kreu i qeverisë tha se Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Hamburg, bashkë me pesë misionet tjera konsullore në Gjermani, përbën misionin më të madh diplomatik dhe konsullor të Kosovës në botë.

“Ky mision nuk është vetëm në shërbim të mërgatës tonë të madhe në Gjermani, por edhe një pasqyrë e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”, tha ai.

Powered by WordPress