Dhjetë vendet me popullsinë e milionerëve në rritje më të shpejtë

Disa vende pritet të mirëpresin më shumë individë në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti në Lupç të Podujevës, përkujtoi dëshmoren e lirisë, Elfete Humollin

Extra AL PVC

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, sot në 33-vjetorin e rënies së dëshmores së lirisë, Elfete Humolli, bënë homazhe te kompleksi memorial në Lupç të Poshtëm.

Kurti pastaj vizitoi familjen Humolli, ku u prit nga nëna Sevdije, nëna e dy dëshmorëve, Elfetes dhe Mentorit, i cili ka rënë dëshmor më 21 mars 1999, gjatë luftimeve në Koshare.

“Risollën në kujtesë 1 shkurtin e vitit 1990, kur 33 vite më parë, duke demonstruar për lirinë e Kosovës në fshatin Lupç i Poshtëm, Elfete Humolli, dy javë para ditëlindjes së 17-të, ra dëshmore e lirisë, e vrarë nga policia serbe. Atë ditë, ajo bashkë me mijëra demonstrues shqiptarë nga fshatrat e kësaj ane të Llapit, po thërrisnin për demokraci, e përballë pushtetit të Serbisë po demonstronin për të drejta politike, për liri dhe kundër shtypjes nga regjimi serb. Në demonstratën e 1 shkurtit 1990, policia serbe shtiu me breshëri në drejtim të demonstruesve duke goditur katër prej tyre: Elfete Humolli vdiq nga plagët në vend, kurse Eset Kaçiu, Ismet Krasniqi dhe Avni Retkoceri mbetën të plagosur.“, tha Kurti, u bë e ditur në komunikatë.

Ai shtoi se familjarët kanë rrëfyer se atë ditë, Elfetja ka qenë agjërueshëm dhe para frymës së fundit, kishte pyetur për vëllain e saj 13-vjeçar Mentorin, nëse kishte shpëtuar.

Në rrugën e gjatë të popullit të Kosovës për t’u çliruar nga Serbia pushtuese, të ardhur nga dy rrugë të ndryshme, liria si destinacion i bashkoi motër dhe vëlla: Elfeten demonstruese për çlirim dhe Mentorin luftëtar të UÇK-së, që ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës.”, u shpreh Kurti.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Dhjetë vendet me popullsinë e milionerëve në rritje më të shpejtë

Disa vende pritet të mirëpresin më shumë individë në...

“24 orë heqje lirie”, reagon Salianji: Do përdor gjithë energjitë për të dalë fitues, jeni mbështetja ime

Demokrati Ervin Salianji ka reaguar përmes një shkrimi në...

Sveçla: Morëm helikopter me qira për ta transferuar Pantiqin, Komandanti i KFOR’it s’lejoi-s’jemi plotësisht sovran

Ish- polici i Kosovës, Dejan Pantiq ishte arrestuar më...

Vdes kryetari i nëndegës së PDK-së në Gjilan

Ka ndërruar jetë kryetari i nëndegës së PDK-së në...

Dhjetë vendet me popullsinë e milionerëve në rritje më të shpejtë

Disa vende pritet të mirëpresin më shumë individë në klubin e milionerëve, pasi popullsia e botës bën përparim të konsiderueshëm për sa i përket...

“24 orë heqje lirie”, reagon Salianji: Do përdor gjithë energjitë për të dalë fitues, jeni mbështetja ime

Demokrati Ervin Salianji ka reaguar përmes një shkrimi në “Facebook”, 24 orë pas dërgimit të tij në burgun e Fierit. Ai falenderon mbështetësit e tij,...

Sveçla: Morëm helikopter me qira për ta transferuar Pantiqin, Komandanti i KFOR’it s’lejoi-s’jemi plotësisht sovran

Ish- polici i Kosovës, Dejan Pantiq ishte arrestuar më 10.12.2022 në pikë kalimin kufitar në Jarinje në veri të Kosovës, pasi dyshohet se kishte...