Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti viziton Skenderajn, takohet me kryetarin Fadil Nura

Kurti viziton Skenderajn, takohet me kryetarin Fadil Nura

Kryeministri Albin Kurti ka qëndruar në fshatin Llaushë të Skenderajt për të parë nga afër dëmet e shkaktuar pas vërshimeve. Atje është pritur nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, i cili njoftoi për vizitën përmes një postimi në Facebook.

“Sot me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe me ministrat z.Armend Mehaj dhe z.Elbert Krasniqi, vizituam Llaushën, për të parë afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet, që përveç ekonomitë familjare dhe bujqësia, edhe infrastruktura publike është në gjendje të rëndë, ku në disa zona është vështirësuar qarkullimi dhe furnizimet. Dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe ne fermën e pulave”, shkroi Nura.

Nura u shpreh se familjet e prekura dhe Skenderaj në tërësi, në këtë gjendje çfarë ndodhen pas përmbytjeve, kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahje nga niveli qendror, që të harrohet ajo që ndodhi e të nisim nga e para.

/TV Arbëria