Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti në Kroaci provon t’ua mbush mendjen bashkëatdhetarëve të kthehen në Kosovë: Kemi kushte shumë të mira

Kurti në Kroaci provon t’ua mbush mendjen bashkëatdhetarëve të kthehen në Kosovë: Kemi kushte shumë të mira

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Zagreb bashkatdhetarët që jetojnë dhe punojnë atje. Kurti ka falënderuar ata për kontributin e tyre për Kosovën dhe i ka ftuar që të vizitojnë Kosovën për festat e fundvitit.

Kurti gjithashtu iu ka kërkuar atyre që deri në vitin 2030 ta mendojnë kthimin në Kosovë, meqë sipas Kurtit ka rritje ekonomike dhe kushte shumë të mira për jetesë.

Kreu i Qeverisë ka thënë se Kosova s’është ajo e kohës kur janë shpërngulur shqiptarët për shkak të persekutimit apo për shkak të varfërisë.

“Unë jam falënderues e mirënjohës thellësisht e përjetë për këtë kontribut tuajin edhe në luftë edhe në paqe. Ju ftoj të gjithëve për këto festa të fundvitit, me atë çfarë keni mundësi, të vizitoni vendlindjen tuaj. Në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në kryeministri, keni politikanë të cilët ju duan fort dhe konsiderojnë që ju kanë shumë borxh. Andaj përpiquni që të bëni dy gjëra: deri në vitin 2030, një vit të ktheheni në vendlindje. Nuk po them kthehuni tash menjëherë, se e di që këtë e mendoni ju përditë vetë, por gjejeni një vit, e kthehuni në Kosovë, se edhe progresi demokratik, edhe rritja ekonomike, kanë krijuar kushte për jetë të mirë edhe atje. Nuk është më Kosova e kohës kur janë shpërngulur shqiptarët për shkak të persekutimit apo për shkak të varfërisë. Dhe përveç kësaj, mësojeni gjuhën shqipe brezit të ardhshëm sa më mirë” , ka deklaruar në adresimin e tij kryeministri Kurti, sipas njoftimit të ZKM.