Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti në garë me Abdixhikun: Në zgjedhje të reja beson që do të dal i pari, por nuk del

Kurti në garë me Abdixhikun: Në zgjedhje të reja beson që do të dal i pari, por nuk del

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha sot se ka besuar që mund të bashkëpunojë me kreun e LDK’së Abdixhikun.

“Unë nuk po e kuptoj Lidhjen Demokratike të Kosovës, të ju them sinqerisht. Nuk duan qeveri të udhëhequr nga unë dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk duan të formojnë qeverinë e tyre me partitë e tjera opozitare, por insistojnë në disa zgjedhje të reja ku përsëri do ta përsërisin atë slloganin që ne dalim të parët. Po nuk dalin të parët. Është një çik e çuditshme për mua kjo sjellje”, tha ai.

“Njëherë e kisha përshtypjen që me të vërtetë ndoshta e kanë me mua personalisht. Thjesht, s’duan që Albin Kurti të jetë kryeministër, por kur po e shohim tash para balotazhit, ata janë kundër edhe kandidatëve lokal të LDK-së që po duan të bashkëpunojnë me Vetëvendosjen”, tha ai.