Kurti, para të pranishmëve tha se Belgjika mbanë një vend dhe rol të veçantë për popullin e Kosovës, duke qenë shtëpi e qindra e mijëra atdhetarëve, të cilët sipas tij, kanë punuar pandërprerë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
“15 vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, kryeministri tha se po dëshmojmë thellim të lidhjeve politike, kulturore, ekonomike, e sigurisë, teksa nënvizoi se Belgjika ka qenë mbështetës krucial i Kosovës në integrimin ekonomik, duke kontribuar në finalizimin, me sukses të procesit të liberalizimit të vizave dhe dhënë asistencë të vlefshme për procesin e anëtarësimit në Këshill të Evropës”, tha Kurti.
Krahas lidhje diplomatike, Kurti foli edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe partneritetin e bizneseve për të cilat sipas tij, po japin rezultate premtuese.
“Për fund, ne këtë ditë të shënuar për Mbretërinë e Belgjikës, ai i shprehu urimet e tij Mbretit Philippe, Mbretëreshës Mathilde, Princeshës Elisabeth, Princit Gabriel, Princit Emmanuel dhe Princesësh Eleonore”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
/Arbëria TV