Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti në Ditën e Demokracisë: Jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajon

Kurti në Ditën e Demokracisë: Jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ka thënë se ndihet krenar që është kryeministër i Kosoës, sipas tij vendit më demokratik në rajon.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës, jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajonin tonë dhe një nga demokracitë me përparimin më të shpejtë në botë”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu, kreu i qeverisë ka shtuar se Kosova qëndron krahë partnerëve demokratë dhe aleatëve në mbarë botën, “për të punuar së bashku për të siguruar edhe një herë që qeveria e popullit, nga populli, për popullin, të mos humbasë nga dheu”.

Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë këtë vit, Kurti thotë se “puna jonë është ende e paplotë. Le të kujtojmë se sa shumë kemi luftuar për të arritur në këtë pikë – dhe sa fort duhet të luftojmë ende për të mbrojtur demokracitë e botës nga kërcënimet binjake të autoritarizmit nga brenda, dhe agresionit nga jashtë”.