Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti në darkë me fituesin e çmimit Nobel për Letërsi: Tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat

Kurti në darkë me fituesin e çmimit Nobel për Letërsi: Tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me shkrimtarin turk, Orhan Pamuk, në Stamboll, Kurti shprehet mjaft i entuziasmuar për takimin, raporton TV Arbëria.

Kurti përmes një shkrimi në facebook tregon më shumë detaje rreth takimit, ku thotë se shkrimtari Pamuk ka një dashamirësi spontane dhe është shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët dhe Ballkanin.

“Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë”, shkruan Kurti.

“Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”, shkruan tutje kryeministri. /TV Arbëria