Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti ‘ndërhyn’ nga Zvicra, e ‘shpëton’ Vitinë që mbeti pa paga, aprovohen mjete edhe për Kamenicën

Kurti ‘ndërhyn’ nga Zvicra, e ‘shpëton’ Vitinë që mbeti pa paga, aprovohen mjete edhe për Kamenicën

Qeveria e Kosovës ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve Paga dhe Shtesa për komunat Kamenicë dhe Viti, për muajin tetor 2024.

Ky vendim u mor në mbledhjen elektronike që mbajti Qeveria.

Punëtorët e arsimit në komunën e Vitisë kishin mbetur pa paga për muajin shtator dhe për këtë arsye kishte pasur protestë para Qeverisë nga sindikatat atje dhe SBASHK-u.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, kishte akuzuar Qeverinë për mosalokimin e pagave.

Themes by WordPress