Kryeministri Albin Kurti do të mbajë sot një tubim me mërgatën në Bruksel. Në këtë takim janë ftuar edhe mërgimtarë nga Holanda e Luksemburgu.
Për këtë ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
Takimi do të zhvillohet në orën 20:00, në “Pater Penninckxstraat 32, 198 Zemst Salla – Te Baba”.
Ndryshe, Kurti ndodhet nga dje në Bruksel, ku zhvilloi takim me Kryediplomaten e BE’së, Kaja Kallas dhe Shefi i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa.