Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > ​Kurti mirëpriti familjarët e shkrimtarit të ndjerë, Moikom Zeqo

​Kurti mirëpriti familjarët e shkrimtarit të ndjerë, Moikom Zeqo

Në Kryeministri, të mërkurën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti familjarët e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur shqiptar nga Durrësi, Moikom Zeqo.

Me bashkëshorten Lida Miraj dhe djalin Epidamn Zeqo, evokuan kujtime për të ndjerin Zeqo, që iu dha lamtumira e fundit në qershor të vitit 2020.

“Miraj dhe Epidamni, që të dy autorë edhe vet, i dhuruan kryeministrit librat autorial të tyre bashkë me një libër të Moikom Zeqo, të cilët kryeministri Kurti i pranoi me kënaqësi. Shkrimtari Moikom Zeqo, përveçse autor i suksesshëm, ishte edhe ministër i Kulturës, deputet i Kuvendit dhe Drejtor i Muzeut Kombëtar të Historisë në Tiranë. Vitin tjetër ai do të festonte 75-vjetorin e lindjes”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti falënderoi familjarët për vizitën dhe tha se kujtimi për Moikomin do të jetojë gjithmonë përmes librave, veprave, fjalëve dhe këshillave të tij.

/TV Arbëria

Powered by WordPress