Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot drejt Greqisë.
Ai pritet të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Zyra e Kryeministrit.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Greqisë, ku do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”, thuhet në njoftim.
Gjatë qëndrimit në kryeqendrën helene, kryeministri Kurti do të ketë dhe takime bilaterale.
/TV Arbëria