Kryeministri Albin Kurti u ka uruar mirëseardhje mërgatës së Kosovës.
Në Facebook ai e ka shpërndarë një video të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila ka publikuar derisa bëhen përgatitjet për në koncert që do të mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Mërgatë e dashur,Ju mirëpresim sot në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Mirë se vini dhe ju falënderojmë për kontributin e pareshtur” shkruan Kurti në Facebook.